Kukës, Meta nis fushatën zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
LSI nisi takimet parelektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Kukës vetëm pak kohë përpara hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të këtij viti. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta kërkoi mbështetjen e gjithë shqiptarëve, pasi koalicioni PS-LSI, sipas tij, do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve.?Zgjodha Kukësin,pas marrëveshjes së kolaicionin me Ramën. Kukësi për LSI-në është prioritet mbi prioritet pasi nga ky qark kemi patur mbështetje në zgjedhjet e kaluara.?Sa i takon përfaqësimit të gruas, në këshillat bashkiak Meta tha se gratë dhe vajzat do të kenë vendin e tyre. Lidhur me çështjen e ujësjellësit të ri të Kukësit, ai ka shtuar se kjo çështje nuk do të përsëritet dhe ajo ka marrë rrugën e zgjidhjes. Për sa i përket problemit të punësimit, në Kukës, Meta premtoi hapjen e 200 vendeve të punës, brenda vitit të parë të mandatit të kandidatit të saj Hasan Halilaj, pa lënë mënjanë edhe projektet e bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën.