Ilir Meta: Palët politike ti qëndrojnë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta si cdo te premte ka listuar para medias ligjet qe ka dekretuar apo refuzuar gjate kesaj jave. Por pertej punes se perditshme si kryetar shteti i ka bere apel klases politike te respektoje marreveshjen e 5 marsit te firmosur mes mazhorances dhe opozites per reformen zgjedhore.ILIR METAPRESIDENT I REPUBLIKES?Nuk dëshiroj që të paragjykoj, por uroj që palët t?i qëndrojnë marrëveshjes, e cila padyshim që mund të lërë mjaft për të dëshiruar në përmbajtjen e saj, por e dimë që jemi në një situatë kritike, mosbesimi të thellë, të legjitimitetit, në radhë të parë të vetë Kuvendit.?Por pavaresisht se mendon se marreveshja le per te deshiruar, Meta ka artikuluar nje koment te ashper ndaj kryeministrit Rama se kjo nuk eshte reforme zgjedhore por nje perpjekje per te perfshire opoziten ne proces.?Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk më mbetet gjë tjetër veç se të kem pak nostalgji për ish-presidentin komunist, Ramiz Alia i cili shtyu zgjedhjet në 1991 për ti dhënë mundësi opozitës të merrte pjesë?.Ne te njejtin moment qe presidenti zhvillonte konferencen e perjavshme per shtyp komisioni i Venecias ishte mbledhur per te dhene mendimin perfundimtar per veprimet e Ilir Metes ne procesin e zgjedhjes se anetareve te gjykates Kushtetuese.?Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer si President, sepse kam respektuar kushtetutën dhe kushtetuta është bërë sipas rekomandimeve të Venecias. Nuk pres të dëgjoj konkluzionet e Venecias për të qenë i ndërgjegjshëm për aktet e mira, shpresoj që Venecia të ruajë integritetin e saj?.Ne opinionet paraprake Venecia i dha te drejte kryetarit te shtetit ne debatin per zgjedhjen e anetareve te gjykates kushtetuese duke nenvizuar se nuk ka arsye per shkarkimin e Metes nga posti i presidentit te republikes.
Recommended