Salianji publikon pergjimet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish deputeti demokrat Ervin Salianji publikoi edhe një herë një pjesë të përgjimeve mes drejtorit të policisë së Fierit, Albert Nushi dhe Fredi Alizotit, lidhur me dosjen ?Babale?.Salianji akuzoi drejtësinë shqiptare se është vënë në shërbim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.Një javë më parë Prokuroria e Tiranës mori si të pandehur Ervin Salianjin, me akuzën e kallëzimit të rremë.Për dosjen ?Babale?, të pandehur janë edhe Fredi Alizoti, tashmë në burg, i cili pranoi se ka imituar zërin e Agron Xhafajt, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i cili ka kërkuar azil politik.Audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike, sipas opozitws, fakton pwrfshirjen e Agron Xhafajt, vëllain e ish Ministrit të Brendshëm, në trafik droge.Këto dyshime po hetoheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por dosja iu kthye sërish Policisë së Shtetit, për të gjetur prova të reja.

Recommended