Çështja Babale, Salianji: Do kemi surpriza të tjera - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata ka zhvilluar këtë të premte seancën gjyqësore ndaj ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji në lidhje me çështjen ?Babale?.Salinaji është denoncuar nga Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Xhafaj në lidhje me audio-përgjimin të bërë publik nga PD.Në një deklaratë për mediat, Salianji hodhi akuza në drejtim të prokurorëve pasi sipas tij ishin në krah të vëllait të ish-ministrit që sot po vuan dënimin në Itali.Salinaji tha gjithashtu se procesi është I ?montuar? dhe se shumë shpejt do bëhen publike përgjime të tjera në lidhje me këtë çështje.?Prokurorët duhet të ishin në krahun tonë sot duke dënoncuar apo duke marrë të pandehur Agron Xhafajn për një vepër të re dhe jo të ishin ngjitur me avokatët e Agron Xhafajt. Ne jemi këtu për shkak se na ka denoncuar trafikanti i dënuar dhe duke kryer dënimin Agron Xhafaj. Është një proces i montuar, i kërkova prokurorëve që të marrin nën arrest për dëshmi të rremë, Albert Nushin dhe Andon Markun. Të dy janë në përgjime, prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin, jo vetëm që nuk më intimidojnë dot. Kam 39 procedime apo padi gjatë kohës së Rilindjes, por nuk më trembin që të realizojë misionin tim. Do kemi surpriza të tjera, çështja nuk është mbyllur",
Recommended