Salianji: Une besoj në ZOT, Rama tek Alizoti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputeti i Partisë Demokrate, Ervin Salianji dëshmoi këtë të premte në Prokurorinë e Krimevë të Rënda për dy orë me rradhë.Ai u pyet nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri për çështjen ?Babale?, e sidomos për videon-përgjimin e dytë të publikuar prej tij, ku Fredi Alizoti shfaqet duke pohuar se drejtori i përgjithshëm i policisë e kishte marrë në banesë me makinën e tij për ta çuar në prokurori, si dhe ishte takuar me Kreun e grupit të PS, Taulant Balla.Deputeti Salianji u pyet si person nën hetim për kallëzim të rremë. Mësohet se ai ka pohuar para prokurorëve se videon e ka marrë nga Florenc Hoxha, ku pritet që ky i fundit të merret në pyetje nga prokurori.Deputeti demoktar dyshohet se në bashkëpunim me Albert Veliu, Fredi alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi kane organizuar audiopergjimin ku akuzojnë Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj për trafik droge.Por, në deklaratën për media, deputeti Salianji nuk nguroj të hedhë akuza dhe ironi edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.? Une besoj ne Zot, ndersa Rama beson tek Alizoti?

Recommended