PD rikthen përgjimet e Bild - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Levizja e Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve mori vëmendjen maksimale te të gjithëve, duke bërë që në këtë mënyre, të lihet ne heshtje për 6 dite, historia e përgjimeve të dosjes 339, publikuar nga Bild. E ndodhur përpara kësaj situate, ku Ilir Meta i rrëmbeu të gjithë vëmendjen publike, Partia Demokratike është detyruar te dal dhe të rikthejë përgjimet e Bild, si një levizje për ti dhënë serish ze, kauzës se saj më të fortë, asaj të blerjes së votave.?Po risjellim edhe një herë në vëmendjen e publikut përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild, përgjime të cilat po e detyrojnë Edi Ramën të sajojë çdo marrëzi, për të larguar vëmendjen prej të vërtetës . Edi Rama ka blerë pushtetin me krimin, ai është kryeministër ilegjitim dhe ai duhet të largohet me sa më pak kosto për vendin?Por pertej tentatives per te zhvendosur vemendjen serish tek pergjimet e prokurorise, Gazment Bardhi artikuloi dhe njehere tezat e opozites.?Largimi i Edi Ramës si standardi minimal europian i një kryeministri të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe oligarkinë duke vjedhur zgjedhjet, taksat dhe pasuritë publike të shqiptarëve është hapi i vetëm që i hap rrugën një zgjidhjeje politike sipas standardeve demokratike perëndimore, krijimit të një qeverie tranzitore për t?I garantuar vendit zgjedhje të lira e të ndershme. Me këtë qëllim, qytetarët do të bashkohen të premten e ardhshme, më 21 Qershor, si kurrë më parë në histori, për t?i treguar botës mbarë vendosmërinë e palëkundur se ne, shqiptarët, nuk heqim dorë nga aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! Boll më me Shqipërinë që duan Edi Rama, një grusht pushtetarësh të korruptuar në palcë, një grusht kriminelësh dhe oligarkësh grabitqarë! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!?E per kete arsye, Bardhi ftoj te gjithe qytetaret te bashken ne date 21 qershor, ne tentativen e 9 per te rrezuar Edi Ramen.
Recommended