PD nxjerr përgjimet për Alizotin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partisë Demokratike, përmes deputetit Enkelejd Alibeaj ka treguar me zë dhe figurë atë që përgjimet telefonike. Sipas tij provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Ramës siç e quan ai, është sajesë e vet Fatmir Xhafës.Alibeaj publikoi disa përgjime të reja ku flitet për disa biseda telefonike po ashtu edhe për një pako që i është dhënë Alizotit, i cili akuzohet për ?Kallëzim të rremë?.?Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj. Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë. Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.

Recommended