Lleshaj: Përgjimet e publikuara te “Bild” nuk e prishin imazhin e Shqipërisë - - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV I ndodhur ne Gjermani, ministri i Brendshem Sander Lleshaj, në një interviste për DË, ka hedhur poshtë përgjimet e publikuara të mërkuren nga gazeta gjermane Bild, duke kujtuar parimet e së drejtës.Ne të gjithë kuptimin e së drejtës, përgjimet nuk janë prova. Janë indicie që të çojnë tek provat, kështu që ne duhet e presim sa rasti te sqarohet perfundimisht nga organet kompetente ligjore, të cilat po e hetojne.Duke mos komentuar ne asnje moment pergjimet, ku perfshihet dhe Vangjush Dako, Lleshaj ka bere apel per qetesi.Çështja ka nevoje të merret me qetësinë e duhur për arsyen se bëhet fjalë për një çështje e cila është në një proces hetimor. Kjo është thjesht një rrjedhje e paautorizuar nga një proces hetimor në zhvillim. Duhet të presim fundit, nuk duhet te kercejme tek konkluzionet shume heret, se kam frike se i bejme deme gjithe procesitPor Lleshaj e cilëson atë një rast të shkëputur dhe qe nuk do kete ndikim ne imazhin e Shqipërisë.Unë nuk besoj që një përgjim i tillë prish imazhin e Shqipërisë, sepse Shqiperia eshte shume me e madhe se sa nje rast i shkeputur, i publikimit te nje pergjimi te caktuar.Ministri i Brendshem u shpreh optimist për mbështjen e Gjermanisë në rrugën integruse të Shqipërisë, ndërsa i bëri dhe njeherë apel opozitës që të tregohet e permbajtur në protestën e radhës e të mos godas forcat e policisë apo institucionet.
Recommended