Gjylameti për shkrimin e 'Bild Opozita paguan për të nxirë imazhin e Shqipërisë
  • 5 years ago
Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti me anë të një deklarte për mediat ka thënë se shkrimi në gazetën gjermane 'Bild' ku thuhej se Shqipëria udhëhiqet nga kirminelë është i botuar me sponsorizim nga opozita jo parlamentare e Shqipërisë.Gjylameti më tej deklaron se ata paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë.

"Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë." deklaron ndër të tjera Gjylameti.

Deklarata e plotë:
"Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.
Në Shqiperi, askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri. Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen."
Recommended