Report TV -Opozita reagon për përgjimet e publikuara në BILD
  • 5 years ago
Opozita jo parlamentare ka reaguar pas publikimit nga gazeta gjermane 'Bild' të disa audio-përgjimeve mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt i cili njihet si një nga pjestarët e bandës së Shijakut.

Ky publikim i audio-përgjimeve u bë vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, i cili vijon takimet në Berlin. Lideri demokrat Lulzim Basha u shpreh se të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët janë tronditur nga përgjimet e reja duke kërkuar sërish largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Ndërsa nga Korça, kryeministri Rama u përgjigj 'No coment'. Ndërsa vetë gazetari që punon në median gjermane ka paralajmëruar që mbrëmjen e djeshme se do të ketë publikime në lidhje me këtë çështje.
Recommended