Report TV -Meta kundër Prokurorisë: Mos i mbyllni gojën medias për përgjimet e Bild
  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila një ditë më parë urdhëroi ndalimin e publikimit akteve të dosjes 339/1 përmes shtypit apo çdo lloj forme tjetër. Sipas tij, një urdhër i tillë është i papranueshëm, pasi intimidon në mënyrë indirekte median e lirë.

Në reagimin e tij, Meta kërkon që të vijojnë hetimet për këtë dosje të bërë publike apo dosje të tjera që kanë të bëjnë me manipulimin e zgjedhjeve, e ndërsa nuk ka bërë asnjë koment, për mënyrën se si kjo dosje është bërë publike apo mbi motivet që kanë bërë që 339/1 të shndërrohet nga një sekret hetimor në një lajm në media.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë një hap pas ditën e sotme, ku ka sqaruar se ai reagim nuk kishte si qëllim të cenonte lirinë e mediave, por sipas tyre dëmtonte procesin hetimor.

REAGIM I PRESIDENTIT ILIR META
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të thellë publikimet e gazetës së njohur gjermane ?Bild?, të interceptimeve të bisedave telefonike mes disa funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit me persona me precedentë kriminal gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Presidenti i Republikës gjithashtu është njohur edhe me reagimin e organit të Prokurorisë ndaj publikimit të këtyre interceptimeve, që nëpërmjet një urdhërese kërkon ndalimin e publikimit të tyre në media.

Presidenti i Republikës duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda thekson se: Referencat ligjore të nenit 104 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 295/a, paragrafi i 3-të të Kodit Penal, të përdorura nga organi i Prokurorisë përcaktojnë detyrime ligjore që i adresohen për zbatim punonjësve të shtetit dhe nxjerrja e një urdhëri të tillë, indirekt intimidon median e lirë, ç?ka është e papranueshme për një shoqëri demokratike.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbron të drejtën themelore të qytetarëve për informim. Neni 22 i saj sanksionon qartë se :
1.Liria e shprehjes është e garantuar.
2.Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
3.Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.

Ndërsa neni 23, pika 1 sanksion qartë se: E drejta e informimit është e garantuar. Asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi këtë të drejtë themelore kushtetuese të medias së lirë e të pavarur.
Presidenti i Republikës, inkurajon organin e Prokurorisë të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm këtë dosje të bërë publike por edhe cdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre të lirë dhe shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve. Çdo vonesë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës nga ana e organit të Prokurorisë, nuk i shërben interesit publik të përgjithshëm.

Presidenti i Republikës mbështet reagimin e sotëm të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me këtë çështje dhe inkurajon të gjithë gazetarët kura...
Recommended