Pergjimet, Fevziu: Me shume se kriminale t'i kerkosh shtypit te mbylli gojen
  • 5 years ago
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit "Opinion" në Tv Klan ka kritikuar vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kanë ndaluar publikimin në media të përgjimeve të dosjes "339/1" të botuar sot nga gazeta gjermane "Bild" për përgjimet e bandës së Avdylajve në Shijak.

Në emisionin "Opinion" ku trajtohet tema e përgjimeve të reja, Fevziu foli për urdhrin e dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara të cilët ndalojnë mediat për publikimin e këtyre përgjimeve. Këtë urdhër, Blendi Fevziu e konsideroi kriminale pasi cënohet liria e medias. Drejtuesi i "Opinion" apeloi këdo që disponon dokumente të vlefshme për përgjimet e kësaj dosje, t'i paraqesë pranë emisionit për t'u publikuar.

"Kjo është një shkelje e parimeve të shtypit të lirë, të fjalës së lirë dhe i deklaratës universale të Të Drejtave të Njeriut, artikulli 19 i të cilës i jep të drejtën shtypit të publikojë çdo material që e sheh si interes publik dhe aq më tepër materiale me një rëndësi të tillë. Shfrytëzoj një nen të Kodit Penal që nuk është për gazetarët. Ka pasur një nen në Shqipëri dhe është mbyllur me një fitore të shtypit, pra shtypi e ka tejkaluar këtë çështje në vitin 1995. Natyrisht Prokuroria mund të ruajë zyrat e saj mos dalin sekrete, por shtypi ka çdo të drejtë ta publikojë.

Është artikulli nr.19 i deklaratës universale dhe Të Drejtave të Njeriut, është artikulli nr.10 i Konventës Europiane. Është një precedent i mbyllur në botë, është një precedent i mbyllur në shtëpi, është më pak se dritëshkurtësi, nuk dua ta quaj idiotësi sepse e quajti Hakorja dhe nuk vlen më shumë se idiotësi, që Prokuroria t'i kërkojë shtypit të mos publikojë. Çdo dokument autentik që keni, silleni se e publikoj unë, le të veprojë Gjykata. Le të vijë Prokuroria përpara se të ndalojë banditët. Është kriminale t'i kërkosh shtypit t'i mbylli gojën. Është më shumë se kriminale. Unë nuk e di ku e gjen kurajon një prokuror të kërkojë t'i mbylli gojën shtypit. Është e paprecedentë", thotë gazetari Blendi Fevziu.
Recommended