Report Tv-'Babale 1', përgjimet e Prokurorisë, Albert Veliu: O vëlla bëj likuidimin 100 mijë euro

  • 6 years ago
TIRANE - Report Tv zbulon detaje të reja nga dosja "Babale 1". Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda përfshihen 340 faqe përgjime te Albert Veliut i njohur ndryshe si "Babalja" me kunatin e tij, Fredi Alizoti, pasi kishin realizuar audiopërgjimin e pretenduar të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nga përgjimet del se mes protagonistëve bisedohet për pazare parash. Përgjimet kanë zgjatur për rreth 60 ditë. Në këto biseda rezulton se Fredi Alizoti bisedon me Albert Veliun për likuidimin e punës së bërë. Gjatë muajit qershor kur datojnë edhe përgjimet ndërsa opozita sulmonte ashpër ministrin Xhafaj, Alizoti shfaqet i shqetësuar dhe telefonon shpesh, jo vetëm sepse nuk po merrte shumën e premtuar për aktrimin, por edhe sepse mediat po shkruanin për arrestime.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në 3 biseda, Alizoti pranon qartësisht se kishte imituar Agron (Geron) Xhafajn dhe se shprehet i zhgënjyer që Albert Veliu nuk i kishte dhënë paratë, edhe pse i ishin premtuar një shumë e konsiderueshme. Nga përgjimet del se Albert Veliu dhe kunati i tij do merrnin secili nga 100 mijë euro për punën e bërë në audiopërgjimin e pretenduar si të Agron Xhafajt. Në 6 qershor, zhurma politike po kryqëzonte ministrin e Brendshëm dhe kur Albert Veliu gjendej në Kosovë, ai flet me Fredi Alizotin për çështje lekësh dhe për likuidim të punës së bërë. Fredi Alizoti tregon se kishte takuar person tjetër për të cilin Albert Veliu i thotë që t?i kërkojë pagesën.

Recommended