PD publikon pergjimet e dosjes 'Babale

  • 5 years ago
Partia Demokratike ka publikuar një përgjim në të cilin sipas saj është ish-drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi dhe Fredi Alizoti, i cili sipas Prokurorisë është personi që ka bërë zërin e Agron Xhafajt në dosjen "Babale". Ky material, sipas PD, ndodhet në dosjen e Prokurorisë e cila hetoi këtë çështje. Përgjimi u shpërnda edhe në profilin e Facebook të ish-deputetit Ervin Salinanji i cili sqaron se ky dëshmitar është i sajuar nga autoritetet për të shpëtuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pak ditë më parë Prokuroria mbylli hetimet për dosjen "Babale" duke dërguar në gjyq për kallëzim të rremë ish-deputetin Salinaji, gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliun i njohur ndryshe si Babalja, dhe Fredi Alizotin. Këta persona, sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar prova të rreme në mënyrë që të implikonin Agron Xhafajn në trafikun e një sasie kanabisi nga Vlora drejt Italisë.

Fredi Alizoti pranoi para Prokurorëve se ishte zëri i tij ai në audiopërgjimin e bërë publik nga PD në muajin Maj të 2018. Por në një video tjetër të bërë publike nga Ervin Salianji, Fredi Alizonte pranonte se ishte shantazhuar dhe joshur me para nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Tv Klan

Recommended