Ora News - Ish-polici e akuzoi për presion ndaj policisë, Balla: Shpifje alla babale, do bëj padi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzohet nga një punonjës policie se ka kërcënuar me armë brenda komisariatit të Krujës punonjësit e policisë për të ndikuar mbi procesin e marrjes në pyetje të djalit të kolegut të tij, Rrahman Rraja. Ngjarja që ishte denoncuar edhe më parë nga ish-kryeministri Berisha në facebookun e tij, u mohua kategorikisht nga deputeti, i cili shtoi se do të bëjë një kallëzim penal për shpifje.

Taulant Balla doli në një konferencë për mediat, për të përgenjështruar deklaratën e një ish-punonjësi policie, sipas të cilit deputeti socialist së bashku me kolegun Rrahman Rrahja, kanë kërcënuar me armë punonjësit e policisë brenda komisariatit të Krujës.

Ngjarja e djalit të deputetit ka ndodhur dy muaj më parë dhe është denoncuar në faqen e facebookut nga ish-kryeminsitri Sali Berisha dhe për këtë prokuroria ka nisur një hetim.

Mirëpo sipas deklarimit të punonjësit të policisë Emiljano Nuhu, gjatë momentit kur djali i deputetit Rrahja është marrë në pyetje, aty kanë shkuar babai i tij, deputeti Rrahman Rrahja bashkë me deputetin Taulant Balla, të shoqëruar me një grup personash të armatosur duke kërcënuar punonjësit e policisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-polici-e-akuzoi-presion-ndaj-policise-balla-shpifje-alla-babale-do-bej-padi

Recommended