Ervin Salianji implikon në dosjen 'Babale' edhe drejtorin e ri të Policisë së Fierit
  • 5 years ago
Ish-deputeti Ervin Salianji ka pulbikuar përgjime të reja nga dosja hetimore 'Babale'. Sipas tij, përgjimet tregojnë se edhe Andon Marko, drejtori i ri i Policisë së Fierit, i cili është emëruar pas largimit të Albert Nushit, ka komunikime të një raporti të ngushtë me Fredi Alizotin.

Ky i fundit, dëshmitar dhe i pandehur në dosjen 'Babale' që mori përsipër të kishte imituar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Audio përgjimet e publikuara në atë kohë ishin biseda mes Albert Veliut, dhe të supozuarit Agron hafa ku flitej për pazare droge, por që më tej ekspertiza e zërit nxorri se nuk ishte zëri i Agron Xhafës. Salianji akuzoi sot se Andon Marko ka lidhje me fredi ALizotin, pasi sipas tij, ky i fundit është paguar për të dhënë dëshminë se zëri është i tiji.
Recommended