Rama: Të përmirësojmë imazhin e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmirësimi i mazhit te shqiptareve dhe Shqipërisë do te jete një sfide me vete për qeverinë Rama. Një komision i posaçëm ndërinstitucional, ku një rol te madh do te kenë dhe diplomatet, do te ngrihet pikërisht për te realizuar këtë synim. I pranishëm ne konferencën e ambasadoreve, kryeministri Edi Rama tha se diplomatet ishin përfshire ne procesin e denigrimit te figurës se opozitës se dikurshme, por një gjë e tille tashme nuk do te ndodhe me opozitën e sotme. Duke folur me tej, për Ballkanin, kryeministri Rama tha se përmirësimi i marrëdhënieve rajonale është një projekt strategjik për qeverinë. Ne këtë proces transformimi i imazhit te shqiptareve, ambasadoret tanë do te jene ne rolin e një agjenti ekonomik dhe kulturor, ku qëllimi kryesor është jo vetëm promovimi i vlerave te vendit tone, por edhe thithja e investitorëve te huaj.

Recommended