Vendosen tabelat e reja në dy gjuhë në jug të Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur tabela të reja në aksin Gjirokastër- Sarandë në dy gjuhë, e para në shqip dhe e dyta në greqisht.Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato sqaroi se tabelat në 33 pika, plotësojnë standardet e Kodit Rrugor të vendit, por edhe specifikimet për rrugët nacionale ku ka zona të minoritetit.SONILA QATODREJTORESHA E ARRSH?Autoriteti Rrugor Shqiptar në aksin Gjirokastër-Sarandë sapo ka filluar të bëjë punimet për zëvendësimin e tabelave të larguara tashmë dhe të zëvendësuara me tabela të reja të cilat rrisin sigurinë rrugore në këtë aks, plotësojnë të gjitha standartet e përcaktuara nga Kodi Rrugor dhe janë sipas specifikimeve teknike të përcaktuara saktësisht me vendim qeverie për mënyrën se si këto tabela duhet të vendosen në këtë aks kombëtar?Rivendosja e tabelave vjen vetëm një ditë pas paralajmërimit të ministrit të jashtëm grek Jorgos Katrugalos për pronat e minoritetit grek në jug.Gjatë një interviste radiofonike ai shprehu shqetësimin e Athinës edhe për heqjen e tabelave që ishin shkruar në gjuhën greke e më pas në gjuhën shqipe.Sipas tij, çdo lëvizje që është kundër interesave të minoritetit grek në vend, do të përballet me të drejtën ndërkombëtare, e një gjë e tillë mund të ndikojë në vendimin për celjen e negociatave të anëtarësimit.Pas kësaj deklarate, kryeministri Rama sqaroi se heqja e tabelave u bë vetem për shkak të parametrave të sigurisë.
Recommended