Përgjaken rrugët e Shqipërisë - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo e premte u përgjak sërish nga aksidentet rrugore, me një të vdekur e tre të plagosur.Aksidenti më i rëndë u shënua në aksin Vorë - Tiranë ku humbi jetën një 19 vjecar dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas policisë në aksident u përshinë dy mjete.Në momentin e aksidentit 19 vjecari udhëtonte i vetëm, ndërsa dy të plagosurit ishin bashkë në makinë. Shkak i përplasjes, sipas uniformave blu ishte lagështia në rrugë.Edhe në Korçë një person i cili udhëtonte me një motor mbeti i plagosur rëndë. Ai goditi një makinë tip benz e cila po hynte në një rrugë dytësore.Drejtuesi i motorit, sipas policisë nuk kishte skafandër mbrojtëse ndaj dhe mori plagë të rënda. Ai u transportua në spital ku mori ndihmën e parë.Të enjten dy persona humben jeten ndrësa disa të tjerë u plagosën në disa aksidente ne të gjithe vendin.
Recommended