Holanda se bllokon dot anëtarësimin e Shqipërisë në BE - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes Rene Van Der Linden flet nga Korca per procesin e integrimit të Shqiperise.Ai pohon se është I lumtur që Shqipëria ka bërë progres në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe mbi të gjitha forcimit të shtetit ligjor.Integrimi i shqiperise varet nga vete ju, secili vend duhet te vetkontrollohet. Jam i lumtur te ve re zhvillime dhe progres ne Shqiperi. Ve re me kenaqesi qe ju keni bere progres ne drejtim te shtetit ligjor dhe te zhvillimit te ekonomise. Europa duhet te jete ndihmuese dhe e dobishme ne kete proces. Sot Europa eshte ne nje situate te veshtire per shkak te Brexit. Ne europe kemi disa anetare te ri qe kane mendim te ndryshem ne lidhje me te drejtat e njeriut. Sot europa perfaqeson ekonomine me te madhe, duhet te fuqizohen politikat e monitorimit te ketij zhvillimi,keshtu qe Italia nuk mund ta ndihmoje veten duke rritur borxhet.Por une jam optimist per bashkëpunim te vendeve te europes edhe fale presidentit Trump dhe vullnetit politik te vendeve europiane.Duke komentuar skepticizmin e Holandës në lidhje me integrimin e Shqipërisë në ?BE?, Rene Van Der Linden shprehet I sigurte kur thotë se në fund të këtij procesi asnje vend i vetem i BE nuk mund te bllokoje anetaresimin e nje vendi tjeter.Jemi ne fillim te procesit dhe sigurisht qe kjo do te mare me teper kohe. Per Shqiperine eshte e rendesishme perspektiva e te qenit anetare  e BE-së dhe Shqiperia duhet te ece hap pas hapi ne drejtim te integrimit.Shqiperia eshte vend qe i perket Europes gjithashtu Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s. Bashkimi Europian ka kushte shume me te forta se Keshilli i Europes dhe Shqiperia duhet te beje detyrat e shtepise ashtu si duhet dhe kete e them si nje mik i Shqiperise.
Recommended