Yuri Kim: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim prezantoi veten e saj përmes një videoje të publikuar në ?Facebook?. Teksa shprehu se ndihet e privilegjuar që do të shërbejë si kryediplomate në Shqipëri, ajo renditi edhe tre prioritetet kryesore të punës së saj. Kim theksoi se do të japë mbështetje të pakushtëzuar për anëtarësimin e vendit në BE dhe për zbatimin e reformave.?Do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat evrpiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.?Ambasadorja amerikane shtoi se në fokus do të ketë edhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcëimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.?Do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë. Do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët.?Në takimet e para që Yuri Kim zhvilloi në Shqipëri nënvizoi se do të mbështesë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Ajo kërkoi që të çrrënjoset korrupsioni, ndërsa apeloi për politikën që të bëhet bashkë për ta çuar Shqipërinë përpara.
Recommended