SHBA mbështetje për KLGJ/ Synohet ulja e numrit të dosjeve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe USAID-it synon zgjidhjen e problematikës së dhjetëra mijëra dosjeve të pashqyrtuara në Gjykatën e Lartë.Në një intervistë për Vizion Plus, anëtari i KLGJ, Erjon Muharremaj sqaron se bashkepunimi do të ketë në fokus uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në këtë gjykatë.ERJON MUHARREMAJANETAR I KLGJTë bashkëpunojnë për krijimin e metodave për raportimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve për efikasitetin dhe administrimin e gjykatave, uljen e numrit të çështjeve të prapambetura dhe parandalimin e shtimit të mëtejshëm të numrit të tyre.Sipas kësaj marrëveshje, 4 anëtarët e Gjykatës se Lartë do të ndihmohen nga një grup juristësh.Do të rekrutohen nga USAID Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura, përmes një procesi konkurrimi plotësisht të hapur, transparent dhe bazuar në meritë.Në Gjykaten e Larte aktualisht presin te shqyrtohen rreth 35 mije dosje ne nje kohe që kjo gjykate rrezikon të mbetet me 3 anetarë pas kërkeses se Presidentit Meta për largimin nga detyra të Ardian Dvoranit. Por vendimin final nese Dvorani do të vazhdoje të qendroje në Gjykaten e Lartë apo jo pritet qe Këshilli i Larte Gjyqesor ta marrë të martën.

Recommended