Era e fortë bllokon portet, në zonat e thella vetëm me zinxhirë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Era e fortë ka sjellë probleme në transportin detar. Për shkak të detit të trazuar, dje është anuluar lëvizja e dy trageteve nga porti i Durrësit, por sot Drejtoria e Përgjithshme detare njofton se lëvizja do të vijojë normalisht.Po ashtu në portin e  Vlorës këtë të hënë nuk janë paraqitur probleme, ndërsa peshkarexhave të vogla, u është ndaluar dalja në det.Autoritetet sqaruan se në det të hapur shpejtësia e erës ishte jashtëzakonisht e madhe e për pasojë e rrezikshme për tragetet e pasagjerëve.Ndërkohë, ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në diasa akse rrugore në zonat e thella. Kryesisht në juglindje dhe verilindje policia lajmëroi shoferët për përdorimin e zinxhirëve.Autoritetet dhe kompanitë mirëmbajtëse kanë hedhur kripë në aksetKamenicë - Qafë Qarri - Ersekë; Boboshticë - Dardhë; Voskop - Voskopojë, si dhe në aksin e LlogarasëKjo ka ndihmuar në përmirësimin e situatës dhe levizjes pa probleme.
Recommended