Studentët/ Lleshaj: Një grup i vogël po bllokon universitetin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se Policia e Shtetit do të bëjë maksimumin për të zgjidhur ngjarjen e Durrësit.



Pas ceremonisë së 106 vjetorit të Policisë së Shtetit, Lleshaj u shpreh para mediave se është i indinjuar me këtë ngjarje, të cilën e cilësoi si një akt të shëmtuar.



?Shpreh indinjatën e thellë për këtë turp, por policia do të bëjë maksimumin e mundshëm për zgjidhjen e këtij akti të shëmtuar?



Por teksa u pyet edhe mbi faktin se studentët po pretendojnë se po dhunohen nga policia, Lleshaj tha se tani nuk bëhet më fjalë për studentë por për një grup të vogël I cili po bllokon universitetin.



?Policia s?bën vepër penale por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s?flasim për studentët por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin?
Recommended