Ngujimi i studentëve, Lleshaj: Të mos bllokohen universitetet, protestuesit janë një grup i vogël

  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar situatën e shkaktuar në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, ndërsa janë përplasur edhe me policinë. Lleshaj tha se prezencën e policisë e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar, sipas tij, nga një grup i vogël studentësh.

Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre. Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë. Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se ?universiteti është i yni?, por ai universitet është i të gjithëve.

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

Në inagurimin e ambjenteve të Komisariatit nr.6 në Tiranë, Ministri i Brendshëmka folur për herë të parë për masakrën me 3 të vdekur në Elbasan. Lleshaj u shpreh se ngjarja është e rëndë dhe Policia po heton për autorët.

"Policia është duke hetuar për ngjarjen e Elbasanit, ku mbetën të vdekur 3 persona. Po punohet për të zbuluar autorët"-tha Lleshaj.

Ndërkohë Drejtori i Policisë, Ardi Veliu theksoi se investimi në komisariatit nr.6 do të vijojë edhe në godina të tjera të Policisë.

Recommended