Lleshaj: S’ka patur dhune ndaj studenteve

  • 5 years ago
Ka qenë e ligjshme ose jo ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të liruar ambientet e Fakultetit të Ekonomikut nga studentët protestues që bllokuan ambientet e tij ditët e para të Janarit? Kjo çështje ka marrë minuta të tëra debat në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Medias ku ishte thirrur për t'u pyetur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ky i fundit thotë se ndërhyrja ishte kërkuar nga drejtues të këtij fakultetit si dhe policia private, përgjegjëse për sigurinë e ambienteve të tij, ndërsa mohon se ka patur dhunë ndaj studentëve.

Por opozita pretendon se është ushtruar dhunë dhe se është shkelur ligji nga Policia e Tiranës, e cila ka ndërhyrë me kërkesë të një autoriteti që nuk është përgjegjës siç e parashikon ligji i Arsimit të Lartë.

Më herët anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar për afro 120 minuta dhe rektorët e disa universiteteve të vendit për menaxhimin që i është bërë situates së krijuar nga protesta studentore. Por diskutimet e tyre u fokusuan tek buxheti i universiteteve duke kërkuar më shumë fonde për investime në infrastrukturë dhe në kërkim shkencor.

Tv Klan

Recommended