Dalin përgjigjet e Gjuhë-Letërsisë/ Rreth 1 mijë maturantë ngelës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
32 126 maturantët e këtij viti kanë marrë këtë të dielë rezultatet e provimit në lëndën e Gjuhë-Letërsisë.Notat janë publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore ku 760 nxënës kanë marrë vlerësimin maksimal, e thënë në përqindje janë 2.45%.Por më të shumtë në numër janë mbetësit, ku 1000 maturantë janë vlerësuar me notën 4.Ministria e Arsimit premtoi 5 ditë më parë se do të konsiderojë mundësisë për mosvlerësimin e ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve. Fjala është për pyetjen që i referohet Turit, personazhit që u bë i njohur për përgjigjen e saktë në provim.Por ndërkohë, ministria ende nuk ka sqaruar se cilat pyetje janë hequr apo jo nga vlerësimi.Ndërsa rezultatet e provimit të gjuhës së huaj u publikuan po ashtu online në faqen zyrtare të QSHA të shtunën.7061 e maturantëve kanë arritur që të marrin notën maksimale 10, pra 7061 nxënës, ndërsa kanë mbetur rreth 1294 të tjerë.Tashmë priten rezultatet e provimit të Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje, të cilat siç ka njoftuar qendra arsimore do të publikohen para datës 25 qershor.
Recommended