Ora News - Maturantë, shikoni notën që keni marrë në testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Maturës për lëndën e Gjuhë Letërsisë, të cilit iu nënshtruan rreth 32 mijë maturantë. Teza e provimit u kontestua fuqishëm prej nxënësve,t ë cilët organizuan një sërë protestash para ministisë, duke paraqitur një sërë kërkesash, por duket se ky brez është më fatlum se ai i një viti më parë.

Në këtë provim, janë 760 maturantë të cilët janë vlerësuar me notë maksimale, ndërkohë që një vit më parë, vetëm 75 kanë mundur të sigurojnë notën 10, në 1 nga provimet e maturës shtetërore.

Edhe ata që kanë marrë një notë kaluese, janë më të shumtë në numër se një vit më parë. Në provimin e gjuhës, vetëm 3.11% e maturantëve nuk kanë mundur të sigurojnë notën 5, ndërsa një vit më parë, ishin 4.6% e tyre, që iu desh të jepnin provimin në sesionin e vjeshtës.

Nga ana tjetër, shpërndarja e pikëve për për të marrë notë kaluese, ka qenë e njëjtë me atë të një viti më parë, ku çdo maturantë duhet të mbledhë nga 50 deri në 60 pikë, për të kaluar provimin.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/maturante-shikoni-noten-qe-keni-marre-ne-testin-e-gjuhes-shqipe-dhe-letersis

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended