Ora News - “Në Shqipëri isha ngelës”, fieraku që sot punon si bashkëpunëtor shkencor në Bundestag
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një 26-vjeçar shqiptar nga Fieri që sot punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman, ka rrëfyer në një intervistë për DW se gjatë studimeve në Universitetin Ekonomik të Tiranës, ishte ngelës. Henri Haxhiraj mbështet protestën e studentëve në Tiranë, por shprehet se kërkesat e tyre duhen konsultuar me ekspertë teknikë.

?Në Shqipëri isha ngelës?. Ky është rrëfimi i 26-vjeçarit shqiptar, Henri Haxhiraj, nga Fieri për DW, i cili prej prillit 2018 punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.

Në vitin 2010-2014 ai kreu studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, ndërsa në 2017 kreu një praktikë në Bundestagun gjerman.

Në vitet 2016-2018 ndoqi studimet master në degën Sustainable & Environmental Management pranë Universitetit të Eberswalde-s në Gjermani.

I pyetur për përvojën e tij të studimeve në Shqipëri, ai tregon:

Haxhiraj: Nuk e kam për turp të them që kam qenë ngelës gjate studimeve bachelor në Fakultetin e Ekonomisë. Padyshim qe përgjegjësia kryesore ka qenë e imja, por shume gjëra në atë Fakultet, në gjykimin tim, nuk funksionojnë siç duhet. Nga shpërndarja e informacionit, tek marrëdhënia me profesorët, tek vlerësimi, tek mësimdhënia etj. Ne studionim me një kurrikul që analizonte biznesin e para 30 viteve dhe ato njohuri nuk ishin fare të nevojshme në tregun aktual. Megjithatë, aty kam njohur edhe profesorë te shkëlqyer, të cilët përpos kushteve te këqija, pagesës së ulët dhe burokracisë së panevojshme, kane zhvilluar një mësimdhënie shembullore.

Nga ana tjetër, kohën e studimit në Gjermani, 26-vjeçari e konsideron si përvojën më të bukur.

Haxhiraj: Si student në Gjermani kam pasur përvojën me të bukur. Studimin tim e kam financuar vetë, duke punuar si shitës, çdo javë nga 20 orë (10 të shtunave e 10 të dielave) në një dyqan suvenirësh. Jam i lumtur që ia kam dalë me forcat e mia. Studimi akademik në Gjermani mua nuk më ka formuar vetëm në anën akademike, por më ka mësuar edhe t'i analizoj problemet e ndryshme në mënyrë të strukturuar.

I riu nga Fieri thotë se në Gjermani studentët falë kartës studentore gëzojnë një sërë lehtësirash.

Haxhiraj: Karta studentore jo vetëm në Gjermani, por edhe ne Europë, është mjeti i identifikimit i çdo studenti. Ne kartën studentore është e inkorporuar edhe bileta e transportit publik ne Gjermani. Përpos kësaj, me atë ke uljet në dyqane te caktuara, ne kinema, restorante etj. Mendoj se përveç kartës studentore është i nevojshëm edhe një e-mail zyrtar nga universiteti për çdo student. Kështu mund te shkarkohen softuerë si Microsoft Office apo Citavi (për te automatizuar citimet në shkrime shkencore) me çmimet e reduktuara apo edhe falas. Në Berlin, nëse ke një abone vjetore për transportin publik, paguan diku tek 65 euro ne muaj. Si student, unë paguaja rreth 17 euro në muaj.

I pyetur në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë, Haxhiraj i konsideron të domosdoshme 8 kërkesat e studentëve dhe të realizueshme...
Recommended