Lleshaj tërhiqet nga “përgjimet”: Mbikqyrje vetëm me lejen e policisë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e brendshme është tërhequr nga përgjimet e policisë, të cilat u kërkuan që të kryheshin pa marrë leje nga prokurori.Në komisionin e sigurisë vetë ministri tha se kishte pasur një keqkuptim dhe se termi përgjim është zëvendësuar me mbikëqyrjen.SANDER LLESHAJMINISTER I BRENDSHEMNë thelb janë bërë ndryshime sa i përket terminologjisë, për arsye se pati disa keqkuptime që besoj që ishin të argumentuara sa i përket terminologjisë. Për arsye se shumë veta e keqkuptuan si një ndërhyrje në ligjin e përgjimeve, dhe për dhënie atributesh, kompetencash policisë për të kryer përgjime, me iniciativën e vet dhe nën përgjegjësinë e vet.Është rishikuar terminologjia duke zëvendësuar fjalën ?përgjim ambjental?, me ?mbikëqyrje?. Kjo besoj e ka zëvendësuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve të komisionit dhe të disa përfaqësueseve të institucioneve. Thelbi i këtij ndryshimi në ligj është neni 131, i cili flet për masat e veçanta.Lleshaj shtoi se këto mbikëqyrje që do bëhen me miratimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.Projektligji u miratua në parim në Komisionin e Sigurisë. Reflektimi i ministrisë së Brendshme, erdhi pas kritikave të ashpra të Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët e konsideruan përgjimin e policisë pa leje si një nismë ligjore të rrezikshme dhe antikushtetuese.
Recommended