Report Tv siguron videon e plagosjes së vëllezërve Mumajesi, i dyshuar kryesor ish-efektivi Malko

  • 5 years ago
TIRANË- Report Tv ka siguruar videon e plagosjes së vëllezërve Mumajesi në Tiranë, ku të dyshuar janë ish-efektivi i i policisë i vrarë, Santiago Malko dhe Rigers Mihasi, ose siç njihet me pseudonimin "Boli". Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 28 Qershor të 2018-tës, në të cilën mbetën të plagosur tre persona, vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi 36 dhe 24 vjeç dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç.

Siç shihet në video, nga një makinë ngjyrë e zezë dalin dy persona, dyshimet janë për Malkon dhe Mihasin, pasi i gjejnë në befasi qëllojnë me armë drejt vëllezërve. Këta të fundit fillimisht kanë tentuar që të largohen, më pas i kanë goditur me karrige, por nuk i kanë shpëtuar plumbave.

Recommended