Identifikohet autori i plagosjes në Tiranë, arrestohet i lënduari, iu gjet heroinë
  • 6 years ago
Identifikohet personi që plagosi Andi Spahiun në Tiranë mëngjesin e së martës. Policia e Tiranës bën me dije se ka identifikuar një 28-vjeçar me inicialet F.G dhe e ka shpallur atë në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Tasim Shehu? në kryeqytet, në banesën e Andi Spaihut. Report Tv sjell pamjet nga banesa e 30-vjeçarit ku ndodhi atentati. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se atentatori ka pasur konflikte me Andi Spahiun për shitjen e drogës. Ky konflikt ka bërë që i riu të qëllojë disa herë me pistoletë Andi Spahiun.

Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën pasi plumbat e kanë kapur në këmbë dhe në shpatull. 30-vjeçari ende nuk ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë. Por gjatë kontrollit të banesës së Andi Spahiut uniformat blu gjetën disa doza heroinë. Kjo ka bërë që Spahiut ti komunikohet masa e arrestit për prodhim dhe shitje narkotikesh. Fakti që në banesë u gjetën disa doza heroine, shton dyshimet e Policisë për një tentativë vrasje për shkak të konflikteve për drogën.

Andi Spahiu jetonte i vetëm në këtë banesë dhe familjarët i ka jashtë Shqipërisë. Policia e Tiranës e mbajti të fshehtë këtë ngjarje, pavarësisht se kishim të bënim me një tentativë vrasje. Pas publikimit të lajmit në Report Tv policia e kryeqytetit dha informacion për të shtënat dhe plagosjen e Andi Spahiut.
Recommended