Ktheu banesën në fole kokaine, arrestohet shpërndarësi nga Vlora, çfarë iu gjet gjatë kontrollit

  • 6 years ago
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kënë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin antidrogë "Vjeshta", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë.

Sipas hetimeve me metoda speciale, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së personit dhe në mënyrë të mirëorganizuar dhe profesionale u arrit kapja në kushtet e flagrancës e shtetasit Artan Agolli, në godinën ku edhe jetonte përkohësisht në fshatin Dhërmi, Vlorë.

Nga kontrolli i banesës, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogë, materiale t? ndryshme dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike:

? 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë".
? 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë ?) Euro, si dhe 100 (njëqind $) dollarë.
? Një automjet i markës "Mercedes Benz", një peshore elektronike, dy aparatë celularë.

Recommended