Arrestohen 2 te dyshuar per vrasjen e vellezerve ne Durres

  • 4 years ago
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia më 27 Prill 2020 në Shën Vlash.

Dy të arrestuarit janë A.N. 33 vjeç nga Tirana i dënuar më parë për trafik droge dhe K.A. 22 vjeç banues në Durrës.

Mësohet gjithashtu se dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për këtë krim të rëndë të ndodhur pak ditë më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një deklaratë për mediat bëri me dije se në vrasjen e vëllezërve në tregun e automjeteve në Durrës, u përfshirë 4 persona.

Autoritetet kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e 3 kallashnikovëve që u përdorën në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, municioneve luftarake dhe 12 celularëve.

Nga hetimet e deritanishme rezulton që shkak i vrasjes të kenë qenë konfliktet për prishjen e pazareve në aktivitet kriminale./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended