Report TV -E njëjta dorë vrau 4 të rinjtë në Durrës! 2 atentatet për drogën, arrestohen 2 autorët

  • 4 years ago
TIRANE-Arrestohen autorët e 2 vrasjeve në Durrës, të vëllezërve Haxhia në datë 27 Prill dhe të 2 të rinjve po në të njëjtin vend në datë 2 mars të po këtij viti te tregu i makinave. Autorët janë Altin Ndoci 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafik droge dhe K. A. 22 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë së shtetit, këta 2 persona ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia dhe Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia. Të dyja ngjarjet kanë lidhje me prishjen e pazareve të drogës. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri që u përdorën për vrasjet, municion luftarak, automjeti tip 'Toyota' i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celularë. Armët e zjarrit të përdorura për të kryer krimin ishin fshehur në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga autorët. Sipas policisë së shtetit mekanizimi i përdorur në të dyja vrasjet është i njëjtë.

Recommended