Ora News - Punimet, nesër bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka kaluar në fazën e tretë ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës. Këtë të hënë pritet që segmenti që do të përfshihet nga punimet është ai Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë-Durrës.

ARRSH dhe policia e qarkullimit rrugor në një njoftim për shtyp kanë bërë të ditura edhe detajet sesi do të devijohet trafiku.

ARRSH dhe policia informojnë mediat dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar - Durrës dhe Durrës - Qafë Kashar në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të rinisë të hënën ne ora 06-00 te mengjesit fazen e tretë te punimeve ne segmentin Maminas-Sukth ne drejtimin Tirane - Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi dhe devijimi i trafikut do të fillojë nesër në orën 6 të mëngjesit. Trafiku në drejtimin Tiranë-Durrës devijohet në kryqëzimin e Maminas në drejetim të rrugës dytësore. Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit të autostradës dhe të vazhdojnë rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugë dytësore,
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/punimet-neser-bllokohet-serish-autostrada-tirane-durres
Recommended