Pse u vonuan punimet në rrugën Kukës-Morinë dhe KUR do të jetë gati

  • 5 years ago
Punimet në rrugën Kukës-Morinë do të përfundojnë përpara nisjes së sezonit turistik në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i turistëve të cilët zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan kantieret ku po kryhen punime përgatë rrugës, ku u njohën nga afër me problematikët që janë ndeshur gjatë ndërtimit si dhe masat për eleminimin e tyre.

?Ka pasur një vonesë, një vështirësi për shkak se asnjë lloj vinçi që ekziston në rajon nuk e merrte përsipër dhe kontraktori është detyruar të prodhojë një vinç enkas për t?i transportuar nga viaduktet e dubluara për t?i hedhur në viaduktin që po dublohet. Vështirësia kryesore ka qenë se ky viadukt është me pendencë, ka pjerrësi gjatësore dhe duhej të balancohej vinçi se çdo luhatje sado e vogël dilte çdo gjë jashtë kontrollit?, ka shpjeguar njëri prej inxhinierëve të ARRSH-së.

Tashmë edhe kjo situatë është kapërcyer dhe përfaqësuesi i kompanisë që po realizon punimet siguroi se ritmet e punës janë të larta për të bërë të mundur dorëzimin e objektit në afat.

?Siç shikohet është hapësira e fundit e këtij vijaduktit, pra vështirësitë më në fund kanë përfunduar dhe ne do punojmë me ritme shumë të larta për të arritur objektivin tonë që kjo rrugë të përfundojë brenda afatit kontraktual. Siç do e shikojmë është dhe një kontratë tjetër për rakordimin e vijadukteve, të cilat sot dhe në vazhdim jemi duke punuar me asfaltimin e hyrje-daljeve?, deklaroi përfaqësuesi i kompanisë kontraktuale.

Recommended