Urat në Kukës-Morinë, Gjiknuri: Përfundojnë brenda vitit, vazhdojnë negociatat për tarifën e rrugës

  • 6 years ago
Brenda këtij viti, aksi që lidh Kukësin me Morinën, pjesë e Rrugës së Kombit do të jetë i përfunduar me urat e dubluara dhe elementët e sigurisë rrugore. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan në Kukës kantierin e hapur në një prej urave të cilat po dublohen.

Qendro sqaroi se tanimë janë programuar fondet dhe do të garantohet përmbyllja e dy kontratave të zvarritura prej vitesh e që kanë të bëjnë me përfundimin e 7 urave. Sipas tij, mos kryerja e investimit në kohë dhe defektet që e kanë shoqëruar në fazën e zbatimit, kanë shkaktuar tashmë mosrakordim të trupit të rrugës me urat dhe veprat e artit janë në disnivel. Për këtë shkak, ARRSH ka filluar procedurat për plotësim rakordim masash mbrojtëse dhe siguri rrugore në viaduktet e aksit Kukës- Morinë.

Recommended