Rregullat anti-covid ne shkolla, Rama jep detaje si do te funksionoje mesimi |Lajme-News
  • 3 years ago
Në një takim virtual me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe arsimore vendore, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar respektimin me rigorozitet të masave anti-covid.

Sikurse është paralajmëruar, procesi mësimor do të nisë në datën 14 Shtator dhe do të zhvillohet me turne sipas numrit të nxënësve në shkolla të ndryshme.

Kështu, sipas Kryeministrit, janë 1997 shkolla ku mësimi do të zhvillohet me 1 turn. Në 497 shkolla të tjera do të kryhet mësimi me 2 nënturne, dhe në 183 shkolla me 3 nënturne. Orët mësimore nuk do të jenë më 45 minuta, por 30-minutëshe.

?Funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksinojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 nënturne, 183 shkolla kanë 3 nënturne. Në shkollat me numër të madh nxënësish, mësimi do zhvillohet me turne dhe orë 30 minutëshe, ku në klasa duhen respektuar rregullat dhe nuk duhet të ketë në asnjë rast më shumë se 20 nxënës?.

Mësimi do të kryhet edhe në mjediset e jashtme të shkollës, por edhe online nga shtëpia.

?Në shkollat me mësim të kombinuar, javën e parë mësimi do zhvillohet në mjediset e shkollës, javën e dytë online. Dhe nxënësit do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë?.

Kryeministri u shpreh se numrat e infeksioneve të reja me covid do të rriten si pasojë e hapjes dhe lejimit të lëvizjes. Rama ka shpjeguar edhe përse qeveria vendosi hapjen e shkollave edhe pse virusi Covid-19 është ende në qarkullim.

?Numrat vetëvetiu do të rriten. Por ka rritje që vjen si rezultat i mungesës së bërjes së të gjitha yzmeteve të nevojshme të kësaj pune që është një rritje katastrofike me pasoja të rënda. Ka dhe një rritje objektive që vjen si rezultat i një përballje të përditshme me këtë armik të padukshëm. Ne sigurisht që duam të dytën, nuk e shmangim dot, nuk e rrethojmë dot territorin e shkollës me mure të atilla që të mos lejojnë hyrjen e virusit në atë zonë, por ama nga mënyra se si ne do të bëjmë punën, do të varet shumë pjesa tjetër, rezultati. Dhe rezultati në këtë rast nuk është një notë, nuk është as një mesatare notash në një zonë shkollash, por është shëndeti i fëmijëve. Mbajtja mbyllur e shkollave nuk ishte opsion, dhe këtë na e thotë eksperienca e të gjitha vendeve. Tëheqja zvarrë e këtij procesi nuk është opsion. Pse? Arsyeja është që virusi nuk ka ikur dhe s?ka për të ikur deri kur të paktën të dalë një vaksinë e besueshme dhe e pranuar botërisht. Që do të thotë që në vend se të presim ikjen e virusit me magji që nuk do ndodhë, në vend se të hyjmë në rrugën pa krye të teorive të konspiracionit për mungesën e virusit, dhe në vend se të presim që këtë gjë ta zgjidhë shteti ndërkohë që ne si qytetarë duam t?i gëzohemi lirive tona, duhet që të gjithë të marrin përgjegjësinë. Shteti po bën dhe do bëjë deri në fund detyrën e vetë. Por budallallëkun njerëzor të secilit, secili do ta luftojë vetë?.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i ...
Recommended