57 raste të reja, shkojnë në 11 rastet në Hematologji te QSUT, rihapet mjekësia Interne

  • 4 years ago
TIRANE - Nga dita në ditë po thyhen rekordet e të infektuarve në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 57 raste të reja me COVID, 9 më shumë se ditën e djeshme, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive. Nje nga vatrat rezulton reparti i hematologjise te QSUT kur numeri te infektuarve ka shkuar ne 11: sot ishte rasti me i fundit.

Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier. Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë

Recommended