U përplas makina me targa greke, humb jetën 63-vjeçari në Roskovec

  • 5 years ago
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kuman të Roskovecit. Viktima është identifikuar si Baki Shahu, 63-vjeç, i cili është përplasur teksa kalonte rrugën nga një makinë tip "Pezho" me targa greke e drejtuar nga 43-vjeçari B.D..

63-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec ku edhe po kryhen veprimet proceduriale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku edhe ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier
Informacion paraprak

Në datën 31.12.2018, rreth orës 13:15, në fshatin Kuman, Roskovec, shtetasi B.D, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip "Pezho" ka përplasur shtetasin këmbësor B.Sh, 63 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Recommended