Report TV - Aksident me vdekje në Milot, makina përplas motoçikletën, humb jetën 23-vjeçari

  • 6 years ago
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë pranë mbikalimit të Patokut dhe si pasojë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës, A.Gj, 23-vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Recommended