Përplasen dy makina në Kashar, humb jetën shoferi! 10 km radhë mjetesh

  • 3 years ago
KASHAR- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Tiranë-Durrës, ku mësohet se ka humbur jetën një person.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy makina, tip "Fiat Panda" dhe "Audi" janë përplasur me njëra-tjetrën në Kashar, duke gjetur vdekjen njëri nga shoferët. Shqiptarja.com mëson nga burimet zyrtare se ka humbur jetën E.M, ndërsa shoferi tjetër me inicialet Xh.S është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

Recommended