Makina bie nga ura dhe përfundon në lumin Devoll, humb jetën 24-vjeçari në Maliq
  • 5 years ago
KORÇE - Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Maliq-Korçë. Tek ura në dalje të Maliqit, një automjet me targa AA527VK dhe drejtues Gjergji Elmasin, 24 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në lumin Devoll. Drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa udhëtonte i vetëm. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:45 minuta të mëngjesit, ndërsa ka qenë një shok i viktimës i cili ka njoftuar blutë.

Kërkimet për trupin e pajetë të të riut nisën rreth orës 08:00 nga një ekip polumbarësh të mbërritur nga Tirana. Pak minuta pas kërkimeve, polumbarët gjetën trupin e pajetë të të riut. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, ura nga ku ra makina nuk ka barriera mbrojtëse. I riu dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, pasi po kthehej në shtëpi nga një lokal nate. Rreth 5 orë pas aksidentit polumbarët nxorën nga ujërat e Devollit edhe automjetin e të riut.

Ora 10:19
Ra me automjet në lumin Devoll, ky është i riu që humbi jetën sot në Maliq (FOTO)
Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë foton e 24-vjeçarit Gjergji Elmasi i cili humbi jetën nga aksidenti në dalje të qytetit të Maliqit. I riu humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga ura, duke përfunduar në ujërat e lumit Devoll. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, ndërsa trupi i pajetë i Elmasit u nxor nga polumbarët rreth pesë orë pas ngjarjes.
Recommended