Report TV - Aksident në aksin Maliq-Korçë, makina bie nga ura dhe përfundon në lumë

  • 5 years ago
KORCE - Një aksident rrugor ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Maliq-Korçë. Tek ura në dalje të Maliqit, një automjet me targa AA527VK dhe me drejtues Gjergji Elmazin, 24 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në lumë. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në orën 03:45 minuta të mëngjesit së kësaj të enjte. Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën nga ky aksident, ndërsa besohet se udhëtonte i vetëm.

Makina nuk është nxjerrë ende nga lumi për shkak të thellësisë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore dhe shërbimi zjarrfikës, ndërsa pritet ardhja e polumbarëve për gjetjen e automjetit.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, ura nga ku ra makina nuk ka barriera mbrojtëse. Humbja e kontrollit të automjetit ose përgjumia dyshohet të jenë shkaqet e aksidentit.

Recommended