Ora News - Revolta e fermerit: Me drogë na fusin brenda, me pataten nuk fitojmë fare

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ky vit rezultoi dështim për fermerët kultivues të patates në fshatrat e Korçës. Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit është dëmtuar nga një lloj krimbi i zi.

Në Sheqeras dhe Orman thonë se dhjetra tonë prodhim e lanë në ara, ndërsa pjesa tjetër po u kalbet në magazina.

Një fermer thotë se kishte kultivuar rreth 2 hektarë tokë dhe për të kjo do të thotë falimentim pasi tregtarët nuk kanë asnjë interes për këtë cilësi prodhimi.

"Ne lamë dhe 100 kv në parcelë pasi ishin dëmtuar tërësisht dhe nuk bëjnë fare. 2 ha tokë është dëmtuar. Të marrësh thikën e ta presësh krimbi del tej për tej" thotë një fermer.

Kritika dhe ankesa kanë për strukturat e bujqësisë që thonë se nuk i kanë patur asnjë moment afër, ndërsa akuza hedhin edhe për cilësinë e farës dhe pesticideve që thonë se nuk kanë dhënë efekt.

"Ne po punojmë për biznesemenët që sjellin farën e patates pa kontrolluar. Pesticidet e pakontrolluara sepse po të ishin cilësore nuk do ekzistonte" thote nje fermer.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/revolta-e-fermerit-me-droge-na-fusin-brenda-me-pataten-nuk-fitojme-fare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz