Ora News - Thirrja e Kryemadhit: Nuk ka më kohë, ngrihuni në protesta dhe revolta

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje që të gjithë të ngrihen në protesta dhe revolta. Gjatë fjalës në Komitetin Drejtues Kombëtar i LSI, Kryemadhi tha se kjo qeveri dhe ky sistem duhet të rrëzohet.

Kryemadhi: Dua të bëj një sqarim sa i përket anëtarëve të Komitetit Drejtues që vijnë nga qarqet e tjera jashtë Tiranës. Detyra juaj është se nuk ka më kohë për të pritur, bëhuni gati për zgjedhje të përgjithshme për zgjedhje lokale, për revolucion, për revolta, për protesta, për koncerte për çfarë të doni ju.

Sot nuk ka më asnjë sekondë për të pritur.

Sot kush ka dëshirë që të ketë një jetë më të mirë për fëmijën e tij, kush ka dëshirë që të ketë një punë të paguar për punën që bën, kush ka dëshirë që biznesi i tij mos falimentojë, kush ka dëshirë që të këtë një shëndetësi të barabartë për të gjithë, kush ka dëshirë që të ketë një drejtësi të barabartë, kush ka dëshirë që të ketë një ekonomi të fortë, kush ka dëshirë të këtë infrastrukturë, kush ka dëshirë të ketë një shtet që ti garantojë dhe të ketë një sistem që ti mbrojë, nuk ka më më kohë të presë, por të dalë në rrugë, të protestojë në të gjitha mënyrat, nga demokratike, të moderuara dhe kulturore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/thirrja-e-kryemadhit-nuk-ka-me-kohe-ngrihuni-ne-protesta-dhe-revolta

Recommended