Ora News -Gjebrea: Covid-19 nuk zhduhet për një kohë të shkurtër, të mësohemi të bashkëjetojmë me të

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Sipas deputetes së PS-së Elona Gjebrea, nuk duhen mbajtur shpresat vetëm te zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit.

E ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News, ajo tha se ky virus do bëjë ciklin e tij dhe nuk zhduket për një kohë të shkurtë, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të dhe të tregohemi të kujdesshëm.

Elona Gjebrea: ''Ato masa që janë thënë, përsa i përket distancimit social dhe gjithë elementët e tjera që kanë të bëjnë me ambjente të ndryshme, ne duhet t'i kemi parasysh nuk duhet t'i harrojmë . Përpjekjet për të prodhuar një vaksinë janë një përpjekje gjigande. Ne nuk duhet të presim vetëm mrekullinë që vjen nga vaksina, suksesi i një vaksine varet shumë se si virusi do të sillet. Të gjitha këto janë observim edhe nga shkencëtarëve që janë duke punuar. Por kjo nuk do të thotë se meqënëse po punohet për këtë vaklsinë , do kemi rezultate shumë të shpejta apo pozitive. Unë uroj dhe shpresoj që të tilla të jenë. Ajo që kemi në dorë është që të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mësohemi tashmë me këtë virus i cili do të bëjë ciklin e vet, por që nuk zhduket në një kohë fare të shkurtër, për këtë duhet të jemi të qartë. Prandaj na duhet që të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ndihmojmë veten tonë dhe të tjerët.''

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjebrea-covid-19-nuk-zhduhet-nje-kohe-te-shkurter-te-mesohemi-te-bashkejetojme-me-te

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended