RTV Ora - Nuk ndërtohet aeroporti i Vlorës, Balluku: Do të ketë një tjetër tender
  • 5 years ago
#rtvora
Ministrja e Infrastrukturës nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen për të nisur punimet në ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Zyrtarisht bëhet e ditur se shkak është bërë përfundimi i afatit që ishte lënë për paraqitjen e ofertës. Edhe pse premtimi për këtë aeroport u dha në janar të vitit 2018, tashmë më shumë se një vit më vonë Balluku premton sërish se do të ketë një tjetër tender, por që deri më tani nuk kemi asnjë hap të konkretizuar .

Edhe pse hapja e aeroportit te Vlorës ishte një përparësi e qeverisë Rama realizimi i tij do të shtyhet në kohe. Ministrja Belinda Balluku nuk ka arritur në një marrëveshje me Investitorët turq. Zyrtarisht kjo ministri ka argumentuar tërheqjen e investitorëve turq me faktin se ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e VIA që në shtator të vitit 2018.

Për ndërtimin e aeroportit do të hapet një garë ndërkombëtare. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të jetë një koncesion i formës BOT për 35 vite, ndërsa vlera e investimit parashikohet 98 mln euro dhe pritshmërie janë për rreth 600 mijë udhëtare në vit.

Në nisje të vitit 2018 kryeministri Edi Rama theksoi se ky do të jetë një investim i rëndësishëm që do të rrisë si numrin e turistëve por edhe të të punësuarve. Madje në parlament u votua dhe ligji që i jepte të drejtën qeverisë për të negociuar me kompanitë. Por duket se sërish kemi mbetur në vend numëro, pasi ministria e Infrastrukturës deklaron se do të ketë një tjetër tender ndërkombëtar.

Prej qeverisë shqiptare është ofruar mundësia që kompanisë koncensionare do të jetë shteti që do ti mbulojë shpenzimet në rast humbjeve që mund të vijnë prej rrezikut të një numri të vogël udhëtarësh.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nuk-ndertohet-aeroporti-i-vlores-balluku-do-te-kete-nje-tjeter-tender
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended