RTV Ora - Bardhi: Rama në dijeni të dënimit të Valdrin Pjetrit për drogë, heshtja nuk do ta shpëtojë
  • 5 years ago
#rtvora

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është në dijeni se Valdrin Pjetri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Shkodrës dhe drejtuesi politik i PS në Shkodër, ka qenë i dënuar për trafik droge në vitin 2003.

Në një dalje nga selia blu, ai tha se heshtja nuk e ndihmon dot Edi Ramën për të mbuluar të vërtetën.

Sipas Bardhit, Rama duhet të ikë bashkë me trafikantin e tij të drogës.

Numri dy i Partisë Demokratike theksoi se makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin në mënyrë që të shpëtojë karrigen e Kryeministrit, siç i thonë në Shkodër, janë të dala boje.

Deklarata e plotë

Edi Rama është sot promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. Që prej ardhjes së tij në pushtet, ai ka promovuar në politikë mbi 300 zyrtarë nga niveli më i ulët deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie.

Pushteti i tij i ka themelet tek krimi dhe kjo është arsyeja pse ai nuk heq dorë nga promovimi i trafikantëve të drogës në majat e pushtetit të tij.

Valdrin Pjetri është njëri prej tyre.

Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish, i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të veriut të vendit.

Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt, kur e emëroi Drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës.

Me një trafikant droge në krye të bashkisë, Edi Rama ka ndërmend t?ia dorëzojë Shkodrën edhe zyrtarisht, krimit të organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bardhi-rama-ne-dijeni-te-denimit-te-valdrin-pjetrit-droge-heshtja-nuk-do-ta-shpetoje

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended